Liverpool, përjetëson fanellën e Diogo Jota

Liverpool, përjetëson fanellën e Jotës

Humbja më e madhe e këtyre ditëve ka shënjuar një dhimbje të madhe jo vetëm në botën e futbollit. Diogo Jota në një aksident tragjik humbi jetën bashkë me vllain e tij. Një goditje e madhe jo vetëm për familjarët dhe mbështetësit e tij por për gjithë futbollin.

Sulmuesi i cili ishte angazhuar në Liverpool gjatë këtyre sezoneve ka pasur kontribut të madh atje. Kalimi i tij është bërë në 2020 ku ka shërbyer kështu për tre sezone. Dhe në këtë vit ku Liverpool është shpallur kampion padyshim që forma e tij ka qenë ndikuese në lojën në ekip.

Liverpool, përjetëson fanellën e Jotës
Liverpool, përjetëson fanellën e Jotës

Me 65 gola të shënuar dhe 23 asiste gjatë daljeve të tij me fanellën e kuqe padyshim që ka sjellë një ndikim në ekip. Numëri i tij i fanellës ishte 20, ekipi ka marrë një ndër vendimet më të rëndësishme sa i përket kësaj. Ata e kanë përjetësuar këtë numër me emërin e Jotës. Është kjo një shenjë vlerësimi për lojtarin i cili u nda nga jeta në një moshë mjaft të re.

Vetëm disa ditë pas martesës së tij ai pësoi tragjikisht një aksdent. Vdekja e tij ka sjellë njëherësh një lum reagimesh në rjet nga miqtë dhe sholët e tij të ekipit. Cristiano Ronaldo e cilësoi si një dhimbje të madhe humbjen e shokut të Kombëtares. Reagime ka pasur dhe nga klubi i Liverpool ku kanë shprehur dhimbje për humbjen e pësuar.

Shaqiri ka ndarë një foto në rrjetin e tij ku e ka theksuar se ka qenë një humbje e rëndësishme. Kujtojmë se ai ka luajtur një sezon me të në Liverpool.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.