Liverpool, shumë pranë transferimit më të shtrenjtë

Liverpool, shumë pranë transferimit më të shtrenjtë

Liverpool, në sezonin e kalimeve I cili ende nuk ka përfunduar është duke sjellë mundësinë e transferimit më të shtrenjtë. Ekipi I kuq është duke u përgatitur për të sjellë kështu transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës. Klubi anglez ka si qëllim që të afrojë në ekip, suedezin Alexander Isak. 140 milion euro janë vendosur në tavolinë për shërbimin e tij.

Nëse ky transferim arrin të përfundojë Isak do të shndërohet kështu në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës. Ai do të kalojë me transferimin e tij dhe rekordin e vendosur në këtë sezon me Florian Wirtz I cili kaloi për vlerën e 125 milion eurove. Liverpool duket se është I sigurt në këtë finalizim duke sjellë mundësinë që të afrojë më tej lojtarin.

Liverpool, shumë pranë transferimit më të shtrenjtë
Liverpool, shumë pranë transferimit më të shtrenjtë

Newcastle në anën tjetër dhe pse bëhët fjalë për një shumë mjaft të lartë ka zgjedhur që të mos e konsiderojë ofertën. Propozimi fillestar është hedhur poshtë, kjo tregon për interesin që ai ka në skuadër. Isak ka qenë një prej lojtarëve që është vendosur në nëj formë mjaft të mirë dhe kontributi I tij në ekip ka qenë mjaft I madh. Për këtë arsye është dhe skuadra e tij në dyshim për një largim të mundshëm të tij.

Deri tani dhe pse pa një përgjigje positive për afrimin e tij ekipi është duke tentuar dhe njëherë për të siguruar më tej afrimin. Një afrim që pritet të vendoset në hisorinë e kampionatit anglez të futbollit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.