Afati kalimtar I janarit mund të shënojë dhe largimin e parë për Real Madrid. Eduardo Camavinga mund të jetë lojtari I parë që zgjedh të largohet nga klubi madrilen. Francezi I cili luan në mesfushën e skuadrës spanjolle duket se mund të projketojë të ardhmen e tij në Liverpool. Mesfushori I ndeshur me një konkurencë mjaft të madhe në ekipin mbretëor, ka pasur gjithë e më shumë më pak hapësirë në skuadër.
Në një skuadër e cila është mbushur me yje nuk ka pasur të shumta hapësirat për aktivizimin e tij. 23 vjecari I vendosur dhe si një ndër lojtarët më të paguar në ekip, është duke e bërë stolin e Real dhe më të shtrenjtë. Camavinga I vendpsur në këtë pozitë do të jetë në kërkim të një ekipi tjetër. Një derë e re mund të hapet për të.

Media të ndryshme kanë cilësuar se Liverpool është skuadra e cila mund të sjellë një ofertë për lojtarin. Slot duket se e ka vendosur francezin në listën e tij duke e konsideruar si një përforcim të duhur. Në krahun tjetër Real nuk është se e ka pretenduar një shitje të tij. Por, njëherësh nëse një ofertë e mirë është duke mbritur në skuadër ata mund të shënojnë kështu dhe shitjen e tij.
Camavinga I cili ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit ka një kontratë e cila është e vlefshme deri në verën e 2029. Ndërsa tashmë e ardhmja e tij në klubin mbretëor është më e pasigurt se kurrë. Cka nxit kështu një interesim të klubeve për të përfituar nga shërbimi I tij.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.