Liverpool, ka zgjedhur që në këtë merkato të shënojë një shenjë në historinë e futbollit. Skuadra angleze ka zgjedhur të shpenzojë plot 511 milion euro këtë verë. Kështu ata bëhen ekipi I parë I cili arrin të shpenzojë këtë shifër sa I përket transferimeve. Asnjë ekip më herët nuk ka mundur të shënojë shumën që Liverpool ka vendosur në këtë verë.
Mesa duket është pikërisht një hap I cili ka ndodhur menjëherë pas disa ndryshimesh mjaft të rëndësishme për klubin. Duke qenë se ata fituan mjaftueshëm si kampionë të Premier Ligës, njëherësh fitimi me një kontratë të re nga Adidas dhe shitja e biletave në Afield. Me një bilanc financiar mjaft të fortë ata janë vendosur për të ndryshuar këtë sezon në shpenzimet që kanë ndërmarrë.

Ato që janë cilësuar si dy goditjet më të mëdha të këtij sezoni duke qenë se kanë pasur dhe vlerën më të lartë janë, Florian Wirtz dhe Alexander Isak. Vlera e Isak prej 144 milion euro dhe më tej Wirtz me 136 milion euro. Ishin vetë këto dy transferimeve që vendosën Liverpool si ekipin që kryen transferimet më të shtrenjta në Premier Ligë.
Por, drejtuesit nuk u ndalën me aq duke siguruar më tej dhe disa emra mjaft të rëndësishëm për ekipin si: Hugo Ekitike, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong, Giorgi Mamardashvili. Po ashtu në këtë listë bën pjesë dhe talenti 18 vjecar I cili është konsideruar si një investim mjaft I rëndësishëm. Giovanni Leoni ka mbritur nga Parma për një shumë prej 30 milion euro duke vendosur si një hap tepër I rëndësishëm atje
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.