Liverpool është i gatshëm që brenda kampit të saj të bëjë një seri ndryshimesh të duhura për të shënuar kështu një kthesë për ekipin. Kampi i kuq ka hasur ngërc në këtë sezon që e shtyn më tej drejt një rifokusi, në këtë ndryshim pritet të preken disa hallka të fushës. Virgil Van Dijk, është një prej tyre i cili është konsideruar si hapi i duhur. Ndaj dhe qëllimi i tyre qshtë të përaërisin këtë sukses.
Buxheti i tyre duket se është i majmë lër të bërë të mundur një afrim tepër të rëndësishëm në skuadër. 80 milion Euro janë të gatshëm për të sjellë një qendërmbrojtës në ekipin e tyre. Murillo është lojtari që ata janë duke e vlerësuar për afrim në ekip.

Dukshëm nuk do të jetë një prej atyre afrimeve që do të jenë të lehta. Pasi konkurenca për lojtarin është mjaft e madhe. Manchester United është një tjetër ekip i cili është duke e vlerësuar lojtarin e Nottingham Forest. Lojtari i cili pjesë e tyre ka dy sezone duke shënuar kshtu një periudhë mjaft të mirë.
Performanca e tij në mbrojtje ka bërë që të jetë një ndër lojtarët me vlerësime të shumta. Gjatë këtij sezoni ka qenë pjesë e skuadrës në 30 ndeshje. Kontributi i tij është më i gjerë duke shënuar dhe dy goal. Lojtari shihet nga Liverpool si opsioni më i duhur për të dëshmuar një ndryshim në repartin e tyre defensiv.



