Llapi nuk ndalet, tjetër afrim në ekip dy yje të rrinj

Llapi nuk ndalet, tjetër afrim në ekip

Synimi I Llapit është krijimi I një ekip që do të jetë shumë më kompetitiv në sezonin e ardhshëm. Detyra e tyre ende nuk ka përfunduar dhe pse së fundmi kanë bërë dy afrime. Janë pikërisht dy afrime të reja që pritet të sjellin një rienergjizim në ekip dhe të krijojnë terenin më të përshtatshëm për përballje. Llapi do të krijojë kështu mundësinë e një ekipi që ka në objektiv të saj një titull, dhe pse rrugëtimi I mirë në këtë sezon por jo fati me ta.

Së fundmi në fazën e ndërtimit të ekipit ata kanë prezantuar dhe dy prurjet e reja në ekip. Në këtë afrim drejtuesit kanë menduar dy talente të rrinj duke përkrahur kështu dhe zhvillimin e tyre. Liron Latifi, është një ndër emrat që është afruar me ekipin. Mesfushori I cili është me tipare sulmuese ka zgjedhur që të bashkohet me Llapin pas ofertave të bëra. Vetëm 19 vjec ai shihet si një project I rëndësishëm duke u vendosur I lidhur me ekipin në një ofertë dy vjecare.

Llapi nuk ndalet, tjetër afrim në ekip
Llapi nuk ndalet, tjetër afrim në ekip

Lojtari është pjesë e akademisë shqiptare të futbollit, Skënderbeu ka qenë shtëpia e tij e parë ku është angazhuar atje dhe me ekipin e U19. Vlerësimi I tij është mjaft pozitiv duke u cilësuar si një futbollist mjaft cilësor dhe si një pikë e rëndësishme në ekipin e Llapit.

Në ekip është bashkuar dhe një emër tjetër i rri, Rron Sylejmani. Mbritja e tij në ekip ka qenë pas një forme mjaft të mirë të treguar në daljet e tij në Kosova VR. Me tetë gola të shënuar në këtë sezon ai pritet të jetë një mbështetje mjaft e rëndësishme në sulmin e Llapit.