KF Llapi është duke përmirësuar ekipin e saj, pas një sezoni që nuk ishte brenda objektivave të tyre. Tashmë, ata shohin një rikthim të Kushtrim Shabani si një lëvizje e duhur.klubi ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh që janë të vlefshme për të sjellë një ekip më dinjitoz në sezonin e ardhshëm të Superligës.
Shabani ka marrë një ftesë për t’u rikthyer me ekipin ku ai u rrit si futbollist. Qëndrimi I tij I fundit ka qenë në Podujeve ku ka pasur dhe një kontratë e cila ishte e lidhur deri më 2027. Mirqpo një ftesë dhe një dakortësim e bën që ai të transferohet në KF Llapi. 28 vjecari është vlerësuar për formën e tij të treguar dhe për potencialin që mund të paraqesë në fushën e lojës. Kanë qenë pikërisht dy edicione që ai I ka kaluar jashtë dhe tashmë do të ketë një ndër rikthimet më të bujshme.

Rikthimi I tij shihet si një mundësi mjaft e mirë që të jetë një skuadër kompetitive në të ardhmen. Një përforcim I cili kërkon Llapi për të sjellë një ekip që do të ketë objektiva ndryshe në sezonin e ardhshëm. Pavarësisht, se në këtë sezon tentuan deri në fund duke u ndalur nga Prishtina në Kupën e Kosovës. Megjithashtë me lëvizjet e fundit që është duke ndërmarë ekipi duke bërë afrime dhe lejuar njëherësh dhe disa largime mund të kemi një ekip pretendet. Llapi kërkon një renidtje për shpresë në prekjen e europianit sezonin e ardhshëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.