Llapi, zyrtarizon një tjetër largim nga klubi

Llapi, zyrtarizon një tjetër largim nga klubi

Llapi ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa i përket një ndërprerje të kontratës me një prej lojtarëve të saj. Është një marveshje e cila është ndërprerë përpara kohe duke i dhënë kështu fund një bashkëpunimi që ka pasur në këtë sezon. Blend Baftiu ka zgjedhur t’i japë fund bashkëpunimit dhe pse ka pasur një kontratë e cila ka qenë e vlefshme deri në sezonin e ardhshëm 2025/2026.

Baftiu është bashkuar përpara një sezoni me ekipin e Llapit. Në sezonin 2023/2024 është kryer lëvizja e tij. Janë pikërisht 41 ndeshje që ai ka zhvilluar me ekipin e Llapit. Forma e tij ka qenë mjaft e mirë, ai ka shërbyer duke sjellë një kontribut të vlefshëm për lojën e tij. Kjo do e vendosë atë në një pozitë mjaft të rëndësishme për synimet e ekipit.

Llapi, zyrtarizon një tjetër largim nga klubi
Llapi, zyrtarizon një tjetër largim nga klubi

Gjatë angazhimit të tij ai ka mundur të jetë shënues i pesë golave të rëndësishëm. Nga ku ai shërbeu gjithashtu dhe katër asistime të rëndësishme. Një formë kjo e cila është ndjekur në të gjitha eventet e ndryshme që ka marrë pjesë ekipi.

Ka qenë pikërisht klubi i Llapit i cili ka shprehur mirënjohjen e klubit ndaj futbollistit. Angazhimi dhe profesionalizimi i treguar prej tij është cilësuar si një pikë mjaft e rëndësishme në suksesin e arritur. Ekipi ka shprehur dëshirën dhe urrimin që karriera e tij të ndermarë një hap më të rëndësishëm.

Asgjë nuk dihet deri më tani sa i përket se cila do të jetë e ardhmja e tij. Oferta të cilat nuk janë bërë ende publike në lidhje me këtë kalim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.