Muharrem Jashari ka mundur të zhvillojë një sezon mjaft të mirë në Ukrainë. Ai ka shfaqur atje një formë mjaft të mirë duke sjellë kështu një mundësi për hap ndryshe në karrierë. Mesfushori me formën e tij ka mundur të tërheqë vëmëndjen e shumë prej klubeve të mëdha europiane. Kjo tregonse largimi I tij do të vijë tashmë nga LNZ Cherkasy.
Klubi Ukrainas ka bërë disa kërkesa për të ndaluar ikejn e tij, duke ofruar kështu dhe një shumë të lartë. Dy fish është ajo që premtohet për të por ende nuk ka një njoftim nga Jashari. Lufta për kartonin e tij ka nisur nga shumë klube që kërkojnë shërbimin e tij. Ferencvaros, klubi hungarez është një ndër klubet I cili është vërtet I interesuar për lojtarin.

Por, nuk do të jetë një kalim I thjeshtë pasi që nuk është I vetmi klub që është interesuar për të përfituar shërbimin. LASK Linz nga Austria, Karpaty Lviv, Polissya janë seria e klubeve që kërkojnë me ngulm të përfitojnë prej shërbimit që Jashari ofron.
Mesfushori ka një kontratë e cila është deri në 2026, kjo I jep mundësi ekipit aktual që të përfitojë prej kësaj mardhënie. 23 vjecari gjatë këtij sezoni ka mundur të sjellë një shërbim mjaft të rëndësishëm në ekip duke shërbyer në pesë gola. Janë në total 30 ndeshje që ai ka marrë pjesë në këtë sezon. Kjo e shndëron në një hallkë mjaft të rëndësishme, megjithatë pavarësisht dëshirës për qëndrim. Klubi ka përcaktuar dhe një shumë prej 2 milion eurosh që është kartoni I tij.