Një temë e cila ka qenë tabu në Shqipëri për 45 vite me radhë për shkak të regjimit komunist i cili i cilësonte si një akses të ndaluar dhe e dënonte ashpër organizimin dhe pjesëmarrjen në to. Një ligj i cili nuk konsiderohej si masë adminaitrative por me një cilësim specifik në kodin penal. Thuajse inekzistente në një peridhë prej 45 vitesh në shqipëri, prapë së prapë kishte organzime të fshehta që konsideroheshin si bixhozet e kohës.
Pjesmarja në to ishte kryesisht për basti sportiv, ku në një kalendar ndeshjesh një organizator përcaktonte zgjedhjen tuaj të parashikimit dhe më pas krijonte një koeficient që kryesisht ishte 2, duke pretenduar kthimin e shumës. Një përzgjedhje e cila mbështetej kryesisht në Serinë A të atyre viteve dhe kryesisht kompeticionet e rëndësishme sportive si Kampionati Botëror apo Liga të rëndësishme. Lidhja me Serinë A ka qenë tepër e ngushtë jo vetëm prej suksesit të saj ndër ato vite por njëherësh për argëtimin elitar që ka përcjellë ky konpeticion.
Ajo që konsiderohet si tepër e guximshme është se pavarësisht se konsiderohej e ngjashme me veprat penale, organizimet nuk mungonin dhe kishte një pjesëmarrje të gjerë në to.
Goditja që bënte regjimi është sa i përket krijimit të një rregulli moral të rri, ku pjesëmarrjen në lojërat e fatit e konaideronte si imorale dhe shoqëria e dënonte këdo që kërkonte të përfshihej në këtë mënyrë argëtimi.
Stigma qëndron duke qenë se ka qenë një shoqëri tepër e varfër dhe pjesmarrja në to rënonte më shumë ekonomikisht të gjithë lojtarët që bënin bastin e tyre dhe jo vetëm. Kjo ishte një ndër lojërat më të preferuara të shqipëtareve duke mos përfshirë në to një seri lojërash në tavolinë të cilat njiheshin nga një masë e vogël.
Shqetësues ka qenë fakti i organizimit të lojërave të fatit dhe pjesëmarrja në to dhe më herët në qeverinë e Fan Nolit rreth viteve 1924, ku nisi në masë përfshirja e individëve të ndryshëm në këto lojëra. Asaj kohe organizime të vogla që ridhnin prej kafeneve ku shumica e burrave të kohës kalonin pjesën e tyre të lirë të ditës, në lojëra si zarat apo dhe letërat. Ndryshimet ligjore të asaj kohe e cilësuan gjithashtu si të paligjshëm këtë organizim loje dhe të dënueshëm, një masë kjo e cila tepër e vështirë të aplikohej për shkak të masivizimit të saj.
Në periudhën e demokracisë u risoll dhe njëherë në vëmendje ky fenomen, me hapjen dhe lirinë njerëzit filluan të riktheheshi në lojërat e ndryshme të kohës ku ajo më masive ishte bingo. Një lojë e cila mbushte sallat e lojërave dhe ftonte njerëzit që në kombinime të duhra të arrinin të ishin fitim prurës. Më pas në vitet e më vonta kazinotë zunë një pjesë të rëndëishme të këtin aktiviteti dhe makinetat e ndryshme të lojërave elektronike. Përsëri modeli italia i argëtimit ishte ai i preferuari ku në salla si dhe bare të ndryshme kishte makineta dhe një kërkesë të pakontrollueshme për t’u bërë pjesë e tyre.
Një legjislacion rregullator ende nuk është miratuar nga shteti shqiptar i atyre viteve i cili huazoj rregullatorin italian duke kërkuar vetëm licensa specifike dhe mund të shfrytezonin ambjentet e ndryshme për të ofruar këtë shërbim.
Në një rishikim të shkurtër të një historiku të lojërave të fatit në shqipëri, kuptojmë se asnjë prej qeverive pavarësisht kohës nuk ka pasur qëllim ndërgjegjësimi por një kufizim të saj. Një normë e cila nuk ka funksionuar asnjëherë pavarësisht masës ndëshkimore të saj. Të arrish të trajtosh problemin përmes kufizimit nuk është zgjidhje por një formim i qytetarisë dhe i lojës së ndërgjegjëshme sjell në fokua kërkesën për mbrojtjen e qytetarit.