Është periudha ku shumë prej klubeve nisin zyrtarisht sezonin e tyre. Grumbullimet e para në klub do të bëjnë dhe prezantimin e prurjeve të reja. Në këtë do të përfshihen dhe dy prej futbollistëve të Kombëtares Shqiptare që do të kenë kështu përballjet me ekipin që janë transferuar.
Ardian Ismajli pritet të zyrtarizohet në Torino, kalimi i tij atje u bë si lojtar i lirë. Më herët në rrjetin e tij social ai kishte lajmëruar se ishte lojtar i lirë, pas mungesës së rinovimit të kontratës së tij prej Empolit. Mbrojtësi i cili dha një kontribut mjaft të madh atje nuk pati më tej një rikonfirmim. Kjo e vendosi atë jashtë skuadrës por jo larg Serisë A.

Forma e tij është vlerësuar dhe është konsideruar si një përforcim i duhur në sezonin e rri. Pasi ka kryer testet mjekësore ai pritet që të vendoset në klubin e Torino. Kalimi i tij në një ekip të rri e ka vendosur atë me një pagë e cila do të jetë shumë më e lartë. Pasi në kontratë ai pritet të fitojë 1.1 milion euro në sezon. Pikërisht pagesë e cila e vendos atë në furbollistët më të paguar në Kombëtare.
Një tjetër prezantim zyrtar është dhe i Adrion Pajazitit. Pjesë e kampionatit korat ai do të luajë për Hajduk Split. Nga ky kalim ai do të ketë mundesi që të përfitojë një kontratë e cila do i sigurojë 300 mijë euro në sezon. Kalimi i tij u sigurua pas lojës së zhvilluar në Gorica në formë huazimi, pjesë e kampionatit korat.