Merkato e verës sapo ka përfunduar dhe e gjithë vëmëndja është kthyer në lojtarët që kontrata e tyre skadon në vitin 2026. Një sezon që do të sjellë të gjithë vëmëndjen drejt një top dhjetë lojtarësh që do të duhet të rifitojnë mundësinë e një rinovimi apo do të kenë kërkesë për shkak të formës që arrinë të përcjellin.
Frenkie De Jong I cili angazhohet në Barcelona është një prej tyre I cili kontrata e tij skadon në verën e këtij viti. E ardhmja e tij në përfundim të kontratës nuk duket se është e sigurt në Barcelona, problem për qëndrimin e tij është bërë pagesa e lojtarit. Ka qenë pikërisht klubi katalanas I cili ka kërkuar që të sjellë një ulje të saj, e cila është rreth 365 mijë euro në javë.

Serge Gnabry, është lojtar I Bayern Munich I cili nuk ka treguar qëndrushmërinë e duhur. Kanë qenë të shpeshta problemet e tij për shkak të dëmtimeve që e kanë lënë jashtë fushe. Po ashtu dhe mosha duke qenë se është 30 vjec nuk duket se mund të ketë një qëndrim të mëtejshëm. Leon Goretzka, ka mundur të rimarë dhe njëherë pozitën e tij në ekip duke fituar besimin e Kompany.
Mike Maignan I Milan I cili në këtë sezon ka fituar dhe besimin e kapitenit të klubit ka kontratën e cila përfundon në këtë sezon. Eshtë theksuar nga klubi se ka arritur një marveshje sa I përket një rinovimi por ende nuk ka një marveshje zyrtare sa I përket kësaj lëvizje. Antonio Rudiger është një tjetër futbollist I Real Madrid I cili ka kaluar një kalvar të gjatë dëmtimesh. Kjo e ka bërë të pasigurt qëndrimin e tij në klubin e bardhë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.