Lojtarët shqiptare të shndëruar në top transferimet

Lojtarët shqiptare të shndëruar në top transferimet e këtij kalimi

Afati kalimtar veror ka ardhur drejt fundit, ndryshe këtë herë gjatë kalimeve shumë prej futbollistëve me origjinë shiqptare kanë qenë në qendër të vëmëndjes. Kjo tregon për një nivel të lartë të tyre dhe hapa të rëndësishëm që mund të përkthehen më vonë për përfaqësueset kombëtare të Shqiprisë dhe të Kosovës. Mesa duket emëri më I rëndësishëm I këtyre transferimeve ka qenë ai I Edon Zhegrovës.

Zhegrova I cili kaloi nga Lille në Juventus ka bërë një bujë të madhe. Lojtari është ndjekur nga disa klube të ndryshme por ka qenë Juventus I cili arriti të përfitojë shërbimin e tij. Kalim I cili ishte parashikuar më herët për shkak të një forme mjaft të mirë të treguar nga sulmuesi. Por, që një dëmtim e vendosi atë jo shumë të sigurt në këtë transferim.

Lojtarët shqiptare të shndëruar në top transferimet e këtij kalimi
Lojtarët shqiptare të shndëruar në top transferimet e këtij kalimi

Një hap tjetër të madh në karrierën e tij ka bërë dhe Ardon Jashari. Clubbe Bruge I cili ishte ekipi I tij arriti një marveshje për kalimin e tij në Milan. Insistimi I igli Tares ishte një factor I rëndësishëm për këtë kalim. Po ashtu një tjetër emër I cili ka bërë një transferim të bujshëm ka qenë dhe Leon Avdullahu. Pas një forme mjaft të mirë në sezonin e kaluar ai ka kaluar nga Baseli në Hoffenheimi, pikërisht një mundësi mjaft e mirë për të Bundesliga.

Lëvizje e cila spikati gjithashtu ishte dhe ajo e Arijanet Muric I cili kaloi në Sassuolo duke u bashkuar me Serinë A. Kristjan Asllani I cili gjendej në Inter për tre sezone ka bërë një lëvizje të brendshme për t’u vendosur në Torino. Janë këto disa prej lëvizjeve më të bujshme nga lojtarët shqiptarë në këtë sezon kalimesh.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.