Lojtarët u larguan nga Barcelona për të fituar Topin e Artë

Lojtarët që u larguan nga Barcelona për të fituar Topin e Artë

Barcelona është një prej ekipeve I cili tradicionalisht ka pasur një pjesmarje të lartë në këtë kompeticion. Që prej fitores së tyre të parë në 1960, me Luis Suarez dhe më tej me suksesin I cili vazhdoi ndër vite. Johan Cruyff në vitet 1970, Hristo Stoichkov në vitin 1994, Rivaldo në vitin 1999, Ronaldinho në vitin 2005. Ndjekur më pas me suksesin që Messi paraqiti në këtë kompeticion, I cili e fitoi plot gjashtë herë.

Por, ajo që është parë si një sinjal shqetësues është se disa lojtarë kanë mundur të fitojnë këtë trofe pas largimit. Një prej trofeve më të rëndësishëm individual ka bërë që të vendosë lojtarët me një rankim më të mirë pas largimit të tyre nga ekipi katalunas. Shëmbulli më I freskët është pikërisht Osumane Dembele I cili arriti të triumfojë në këtë kompeticion nën fanellën e Paris Saint Germain.

Lojtarët që u larguan nga Barcelona për të fituar Topin e Artë
Lojtarët që u larguan nga Barcelona për të fituar Topin e Artë

Dembele u larga me zero shpresa nga ekipi I Barcelonës duke qenë se ata shpenzuan plot 100 milion euro për afrimin e tij. Por, në kthim ai u largua me një vlerë prej vetëm 50 milionësh. Ku vetëm sezonin e fundit në PSG ai mundi të shënojë 35 gola dhe serinë prej 14 asistimesh. Cka e bën formën e tij vëretët të mirë dhe elitare në futbollin europian.

Rasti I tij nuk ka qenë I vetëm që shkëlqimi ka ardhur pas largimit. Ronaldo Nazario ose ndryshe Ronaldo fenomeni e fitoi titullin vetëm dy muaj pas largimit nga Barcelona. Topi I Artë shkoi për të si lojtar I Inter. Luis Figo, një tjetër lojtar I cili fitoi titullin vetëm pas largimit të tij në Real Madrid.