Axel Disasi është vendosur në skuadrën e parë të Chelsea, ku ai është duke luajtur me ekipin e të rinjve. Francezi pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit të dimrit, dhe këtë e kanë konfirmuar disa media të ndryshme. 27 vjecari në këtë sezon nuk ka pasur asnjë paraqitje me ekipin e parë duke sjellë kështu një paralajmërin se nuk është aspak në planet e Enzo Marescas.
Deri më tani janë media të ndryshme angleze të cilat kanë bërë të ditur se klubi e ka ofruar lojtarin drejt dy gjigandëve të Serisë A. Juventus dhe Milan janë duke kërkuar më tej për një përforcim në qendër të mbrojtjes duke sjellë një opsion për përforcimin.

Lojtari I cili u bashkua me Chelsea gjatë 2023, kalim I cili u krye nga Monaco me një vlerë transferimi prej 45 milion euro. Por, ka mundur në këtë edicion që të sigurojë vetëm 161 minuta në dy ndeshje me ekipin e të rrinjëve. Kjo shihet si një rënie mjaft e madhe e formës së futbollistit edhe pse ishte konsideruar si një nga investimet më të mira në klub.
Largimi I tij vjen pikërisht në një moment ku është humbur besimi te ai dhe shihet jo I përshtatshëm për planet e skuadrës në vazhdim. Një transferim I mundshëm mund të jetë drejt Serisë A, por jo vetëm. Duke qenë se Lyon ka shfaqur hapur interesin për lojtarin duke e konsideruar si një opsion mjaft të mirë në repartin defensiv. Janë pikërisht këto ekipet e ardhshme të tij në rast se do të kryhet transferimi.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.