Lokomotiva e Moskës nuk arrin të transferojë Mirlind Dakun

Lokomotiva e Moskës nuk arrin dot të transferojë Mirlind Dakun

Mirlin Daku ka filluar të pëlqehet gjithë e më shumë prej Lokomotivës së Moskës. Por klubi kryeqytetas mendohet se ka hasur një vështirësi sa I përket këtij afrimi të rëndësishëm. E gjitha ka të bëjë më një shumë e cila konisderohet e lartë për ta që të sigurojnë shërbimin e Dakut.

Forma e tij në Rubin Kazan ka qenë mjaft e mirë në këtë sezon. Ai ka shërbyer duke u shndëruar në një lojtar mjaft të rëndësishëm atje. Kjo e ka shtyrë ekipin që duke e konsideruar si një lojtar kyc të kërkojë më shumë prej tij. Rubin Kazani mendon se justifikimi I largimit të tij mund të jetë vetëm një shumë e lartë për shërbimin e tij.

Lokomotiva e Moskës nuk arrin dot të transferojë Mirlind Dakun
Lokomotiva e Moskës nuk arrin dot të transferojë Mirlind Dakun

Kjo e ka bërë që klubi rus I kryeqytetit, Lokomotiva e Moskës të mos jetë aspak dakort për një transferim të tillë duke e cilësuar si shumë të lartë. Klubi nuk është në gjendje që për shërbimin e tij të ofrojë një shifër prej 10 milion euro. Ka qenë pikërisht drejtori I përgjithshëm I klubit I cili theksoi se me këtë shumë ata nuk janë të gatshëm që të diskutojnë për një afrim të mundshëm.

Një afrim I tillë është diskutuar prej shumë kohësh duke qenë që gjatë dimrit emëri I Dakut është lakuar për një afrim të mundshëm. Mesa duket transferimi I tij po vështirësohet për shkak të shumës së kërkuar prej tij. Megjithatë nuk mbetet vetëm Lokomotiva e interesuar për të duke qenë se ka konfirmime afër lojtarët se ai është shndëruar në një interes dhe për shumë klube të ndryshme në europë.