Ademola Lookman është vendosur të qëndrojë jashtë Atalantës. Në këtë sezon kalimesh ai është duke konsideruar zhvendosjen e tij në një tjetër klub. Duket se e ardhmja e tij do të jetë e vendosur në Premier Ligë. Lufta e anglezëve duket se do të jetë e ashpër, pasi synimi i tyre do të jetë shërbimi i tij përpara Atletico Madrid.
31 ndeshje të luajtura në këtë sezon kanë ndikuar për të sjellë kështu një formë mjaft të mirë të. Lookman arriti të shënojë 15 gola për Atalantën. Janë pikërisht këto statistika që e kanë vendosur atë në qendër të vëmëndjes sa i takon një kalimi të mundshëm të tij në angli.

Nottingham Forest, Aston Villa dhe Tottenham janë ekipet që e konsiderojnë si një përforcim. Por, nuk janë të vetmit pasi dhe kampionët janë duke kërkuar shërbimin e tij. Liverpool e konsideron shërbimin e tij duke e quajtur si një zvendësim pas largimit të mundshëm të Luis Diaz
Në krahun tjetër është La Liga që mund të shndrohet në strehën e tij të re. Atletico Madrid ka kërkuar që të sigurojë shërbimin dhe është i vetëmi ekip që deri më tani ka ndërmarë hapa konkretë.
I qëndrueshëm, i shpejtë dhe teknik e bëjnë që ai të ketë aftësitë e duhura lër të konsideruar këtë afrim. Por, dyshohet se një eksperiencë e tij në Angli mund të jetë përcaktuese lër të ardhmen e tij në këtë klub. Klauzola e tij e lirimit është 50 milion euro.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.