PSG do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën 1. Tashmë pa presion në këtë kompeticion duke qenë se festuan titullin shumë më herët se të mbyllet ky kampionat. Luis Enrique në deklarimet përpara mediave ka bërë të ditur se do të ketë një tjetër trajtim në lidhje me shtatë lojtarë. Ai ka zgjedhur që përballë sfidës së rëndësishme në Champions të japë më shumë kohë për ta. Fokus tashmë mbetet të jetë finalja e Champions League ku do të jenë perballë Inter në këtë sfidë të rëndësishme.
Ata presin që të përballen në një sfidë të rëndësishme ku do të zhvillohet në Mynih. 31 maj është data kur do të mbahet kjo sfidë, përballë tyre qëndrojnë zikaltërit e Serisë A. Tashmë ata kanë një fokus të vetëm, duke qenë së suksesi i arritur në Ligën 1 është i dukshëm. Kjo ul presionin të francezët që kanë vetëm një sfidë të rëndësishme në Kupën e Francës, perpara kësaj sfide.

Luis Enrique është shprehur se ai është tepër kranar për rezultatet e arritura nga ekipi në këtë sezon. Një lojë e mirë prej tyre ku patën mundësi që të diferencoheshin në vazhdimin e saj. Vlerësimi i tij ishte dhe për kundërshtarët në këtë kualifikim. Ai e vlerësoi se janë vetëm dy sfida të rëndësishme më tej cka e bën që ekipi të ketë lirinë për t’u bërë pjesë e tyre. Për ta kjo është finalja e tyre e dytë. Duke qenë se në sfidën e parë ata ishin përballë Bayern Munich ku nuk arritën të triumfonin, sezoni 2020. Bayer në këtë sezon u skualifikua nga Inter në fazën e cerekfinaleve.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.