Luis Enrique, drejtuesi teknik i PSG ka zbuluar se cilët janë dy mesfushorët më të mirë në botë sipas tij. Deklarata e Lusi vjen pas triumfit që mundi të sigurojë PSG në sfidën e tyre ndaj Barcelonës.Ishte Enrique i cili pas ndeshjes arriti të vecojë dy prej lojtarëve duke i cilësuar si më të mirët.
Pedri dhe Vitinha ishin emrat që ai i cilësoi si më të mirët në fushën e lojës. Nder të tjera sipas tij janë dhe dy lojtarët më të mirë në botë. Pedri sipas tij ishte ai i cili në përballjen e tyre ishte shumë i vështirë në menaxhim. Pra, mënyra e përballjes së tij bëri që të ishte pikërisht një sfidë mjaft e vështirë falë ndërhyrjeve të tij.

Edhe pse më herët në skema ishte vendosur totalisht i markuar, ai nuk mundi të kishte një mbulim të plotë. Flick duke njohur potencialin e tij e aktivizoi që në minutën e parë duke e tërhequr jashtë fushe më vonë. Kjo pasi ekzistonte mundësia e një dëmtimi që ai mund të pësonte.
PSG nga kjo sfidë mund të sigurojë tre pikë të plota dhe bën që të ketë një rrugëtim mjaft të mirë në këtë fazë të kampionatit. Në mbështetje të ekipit ishte dhe Vitinha i cili është vendosur në listën e më të mirëve në fushën e lojës. Po ashtu lojtari ka marrë dhe një vlerësim maksimal nga Enrique për shkak të formës së tij. Performacë jo vetën në këtë ndeshje, por një qëndrueshmëri e vendos atë në më të mirët.



