Luis Enrique përzgjidhet trajneri më I mirë në Botë

Luis Enrique përzgjidhet trajneri më I mirë në Botë

Trajneri spanjoll, Luis Enrique është vlerësuar dhe një erë për formën që ka mundur të sigurojë nën drejtimin e PSG. Nën drejtimin e ekipit francez ka mundur të shënojë një tjetër sukses në këtë vit dhe është vendosur nën dhjetë trajnerët që kanë mundur të sigurojnë një formë mjaft të mirë. Flick, Maresca, Conte dhe Inzaghi ishin pjesë e kësaj liste e cila tregonte për formën e tyre.

Luis Enrique është konsideruar si trajneri më I mirë në botë për vitin 2025. Është pikërisht Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave që e ka vendosur me një vlerëim të tillë teknikun. Në këtë renditje vjetore të trajnerëve më të mirë në botë ai është përzgjedhur për shkak të formës që ka mundur të garantojë për ekipin e tij.

Luis Enrique përzgjidhet trajneri më I mirë në Botë
Luis Enrique përzgjidhet trajneri më I mirë në Botë

Për Enrique vlerësimi me një titull të tillë nuk është hera e parë duke qenë se ai ka mundur ta fitojë një cmim të tillë dhe më herët. Viti 2015 ku regjistroi një triplet në drejtimin e Barcelonës ka mundur të marrë të njejtin vlerësim. PSG në këtë sezon ka mundur të sigurojë po ashtu disa tituj si: Champions League, Superkupën UEFA, Kupën Interkontinentale FIFA, kampionatin francez, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës.

Lista vazhdoj më tej me vendin e dytë që e konsideroi Maresca të Chelsea si një opsion I cili ka mundur të bëjë mjaftueshëm në këtë sezon. Vendi I tretë u rezervua për Flick I cili ka pasur një paraqitje mjaft të mirë nën drejtimin e Barcelonës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.