Paris Saint Germain bëri një ndeshje mjaft të mirë mbrëmjen e djeshme duke kaluar kështu në avantazhin e një goli. Ndeshja e parë gjysmëfinale në UEFA Champions League ata arritën sukses në angli. Një sukses i cili mund të përsëritet si në cerekfinale ku ata arritën të kualifikoheshin përballë një skuadre angelze.
Në fund të ndeshjes ka qenë pikërisht Luis Enrique i cili ka vlerësuar ekipin. Ai cilësoi se ishte një performancë e shkëlqyer fitorja e tyre 1-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë. Enrique theksoi se pavarësisht epërsisë së ngushtë ndeshja e kthimit do të jetë ajo e cila përcakton rezultatin.
Ndeshja e dytë pritet të jetë shumë më emocionuese sipas drejtuesit francez. Ekipi me një gol që në minutat e para të ndeshjes tregoi se ka të gjithë komponentët e duhur për të arritur suksesin e duhur këtu. Skuadër e kompletuar, nivel lojtarësh, mentalitet i duhur, mjaftojnë për të qenë pretendentë për këtë titull.

Enrique e vlerësoj lojën e tyre në ekip gjithashtu urrinë që tregoi ekipi për të arritur suksesin në këtë ndeshje. Aspak e lehtë një ndeshje e cila zhvillohej në teritor të huaj. Por, besimj i ekipit dhe loja në tërësi tregoi për një sukses të tyre.
Qëllimi i tyre është titulli i cili arrihet me një luftë deri në fund. Synim i cili do të arrihet përmes një diferencimi në ndeshjen e kthimit. Diferencë e vogël por në shtëpi mund ta ngrohë më shumë situatë është shprehur Enrique.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.