Mesfushori me origjinë shqiptare I cili lunate për Napolin, Luis Hasa ka bërë një tjetër zgjedhje në orët e fundit të kësaj merkatoje vere. Zgjedhja e tij është në Serinë B duke veshur fanellën e klubit të Carrarese. Ajo që e bëri të dyshohej më herët kjo lëvizje ishte pikërisht prania e tij në tribunë duke ndjekur një prej ndeshjeve që do të zhvillonte ekipi. Talenti I cili është rritur në akademinë e Juventus ka një të ardhme mjaft të mirë përpara.
Ai është spikatur për formën e tij dhe karakterin në fushën e lojës. Fillimisht ai është spikatur për formën e mirë në ekipin e Primavera më pas është grumbulluar në Juventus Next Gen. prej janarit të këtij viti ai është vendosur në Napoli duke e bërë kampionët që të mbajnë kartonin e tij. Por, duke qenë se hapësira nuk ka qenë e mjaftueshme në ekip është zgjedhur që të kishte një formë huazimi për të.

Kjo duket se ishte një marveshje e dyanshme për të sjellë më shumë hapësire dhe rjedhimisht një formë më të mirë në të ardhmen për lojtarin e rri. Në krahun tjetër konsiderohet si një hap mjaft I rëndësishëm për Carrarese e cila është duke sjellë një frymë të re në ekip. Ata do të bëjnë të mundur krijimin e një ekipi I cili është me një mesfushë shumë më active dhe një lojtar I rri pjesë e tyre. Hasa është përpara një mundësie për t’u afrimuar si një lojtar në Serinë B të kampionatit Italian.