Inter në mesin e suksesit të këtij sezoni është duke bërë një seri ndryshimesh. Më i fundit vjen nga franca dhe ka të bëjë me sulmuesin e Ligës së parë, Luis Henrique. Sulmuesi i Marseillës duket se ka nënshkruar me inter një kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në 2030. Sulmuesi ka pasur interes dhe prej klubit gjerman Bayern Munich, por mesa duket kërkesa e tij është të bashkohet me Inter. Kanë qenë pikërisht mediat e ndyrshme italiane që e kanë bërë të ditur këtë kontratë pesë vjecare. Në të përfshihet gjithashtu dhe një seri kushtesh personalt të tij.
Propozimi fillestar për kalimin e tij është 24 milion euro. Plus përfitime prej bonueseve të ndryshëm që kalojnë shumën e 4 milion eurove. Kontrata pritet të ketë gjithashtu dhe përfshirjen e një serie kushtesh personale mes sulmuesit dhe ekipit.

Zikaltërit shpresojnë që angazhimi i tij në ekip të jetë që prej Kupës së Botës për Klube. Kalim ky tërësisht i munudr duke qenë se do të shfrytëzohet faza kalimtare e kalimëve. Angazhimi i tij në ekip mund të jetë një vlerë e shtuar në një event kaq të rëndësishëm për klubin italian. Ai luan si një sulmues i djathtë, por shpesh shërben dhe në krah. Kjo e bën 23 vjecarin me një vecori tepër të mirë përshtatje.
Në këtë sezon në 32 ndeshje që ai ka marrë pjesë, ka mundur të shënojë nëntë gola. Njëherësh pjesë dhe e tetë asistimeve. Duket se rrugëtimi i tij gati pesë vjecar në Marseilla ka ardhur drejt fundit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.