Luis Mota, eksperienca që do të ketë ndikim në Prishtina

Luis Mota, eksperienca europiane që do të ketë ndikim në Prishtina

Prishtina është duke konfirmuar një ndër prurjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Luis Mota ish lojtari i Porto bën një kalim në Superligën e Kosovës. Ka qenë klubi i kryeqytetit që përmes një postimi në rrjetin social e ka ndarë këtë lajm mjaft të rëndësishëm. Nisja e edicionit të rri duket se do të sjellë emëra të mëdhenj në ekip. Është pikërisht një ndër përforcimet e para që do të ketë një ndryshim rrënjësor në ekipin kryeqytetas.

Mota i cili më herët ka luajtur me Porto B dhe së fundmi me Belenses është një prej atyre emërave që do të shërbejë në ekip gjatë sezonit të ardhshëm. Ai konsiderohet si një ndër përforcimet më të rëndësishme dhe një ndërhyrje e nevojshme për të sjellë tjetër frymë në ekip.

Luis Mota, eksperienca europiane që do të ketë ndikim në Prishtina
Luis Mota, eksperienca europiane që do të ketë ndikim në Prishtina

21 vjecari i cili ka një përvojë me ekipe të mëdha dhe një eksperiencë e cila eo të duhet të vlerësohet ndërkombëtare sjell një formë ndryshe në ekip. Vlerësimi i tij është bërë në bazë të karakterit të tij si lojtar. Vlerësohet cilësia e tij teknike, shpejtësia në fushën e lojës si dhe instikti i tij për të shënuar.

Pikërisht janë këto faktorë që do e bëjnë ekipin me më shumë shanse në repartin ofensiv të saj. Eksperienca e tij në klube të mëdha pritet të shërbejë dhe të kryejë kështu një shërbim mjaft të mirë në ambicjen që ka skuadra në këtë sezon. Nder të tjera janë po ashtu të rëndësishme të theksohet se ekipi ka objektiva të rëndësishme në këtë sezon. Realizimi i të cilave pritet të jetë shumë më i mundur me emërat e rrinj që afrohen në ekip.