Luka Modric pjesë e Real me një kontratë tepër të vecantë

Luka Modric pjesë e Real me një kontratë tepër të vecantë

Tashmë, është fakt se rrugëtimi I Modric përfundon në 30 qershor në Los Blancos. Një eksperiencë e cila zgjati më shumë se 13 vite tashmë është drejt fundit. Kroati përfundoi kontratën e tij këtë qershor dhe nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e tij. Zëra se Real nuk ka më interes në nënshkrimin e kontratës me sulmuesin janë shtura.

Los Blancos është në kërkim të një fryme të re dhe ndryshime që pritet të presin ekipit që prej drejtimit të tij. Ndaj dhe vazhdimi në këtë rrugëtim për Modric duket se do të jetë në fund. Por, ai ka mundur të rikonfirmohet në real Madrid me një kontratë tepër të vecantë. Qëndrimi I tij te të bardhët pritet të jetë I rregulluar me një kontratë 1 mujore.

Ekipi madrilen do të marrë pjesë në eventin e Kupës së Botës për Klube. Në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje që të formojnë ekipin paraprakisht. Angazhimi I koratit atje nuk mund të ishte I mundur nëse nuk do të kishte një kontratë me ekipin e Los lancos. Ndaj është përzgjedhur që të ndiqet me një kontratë me afatin më të shkurtër.

Luka Modric pjesë e Real me një kontratë tepër të vecantë
Luka Modric pjesë e Real me një kontratë tepër të vecantë

Modric nuk do të jetë I vetmi që është ndeshur me këtë kontrtë në ekipin e La ligës, duke qenë se Lucas Vazquez ka mundur që të konfirmohet në të njëjtën mënyrë. Këto duket se janë dy pjesë të rëndësishme në ekip dhe drejtuesit I kërkojnë në një event të një rëndësie ndryshe. Ende nuk është në djeni se si do të paraqitet e ardhmja e tyre në ekipin e Real Madrid.