Lyon është përfolur se do të kishte një vendim drastic sa I përket shkeljes së tyre të kryer. Së fundmi, është lajmëruar në disa media të ndryshme se Lyon nuk do të jetë jashtë Ligës së Parë. Vendimi se ata do të vendoseshin në Ligën e Dytë është konsideruar shpesh gjatë kësaj periudhe. Ky një vendim I cili qarkullonte pas një periudhe jo fort të mirë në të cilën ka kaluar ekipi. Ata ishin duke rrezikuar rënien e tyre për shkak të një problem financiar.
Një ndër klubet që paraqet histori, mund të kishte një vendim tepër tragjik për ta. Kështu që, mendohet se për të shmangur këtë vendim është dashur që të ketë një ndërhyrje nga autoritetet francize të futbollit. Ekipi I cili ka mundur të fitojë shtatë tituj nuk mund të kishte një fund të tillë të papritur. Njëherësh ndikimi I tyre ekonomik në kampionat do të ishte tepër I madh.

Klubi ka mundur të paraqesë burime të ndryshme dhe të mjaftueshme për të pasur të ardhmen e tij pjesë të Ligës së Parë. Lyon e ka bërë të ditur këtë vendim ku ka pasur një seri mbështetësish që kanë shprehur mendime të ndryshme. Ka pasur njëherësh mbështetës sa I përket qëndrimit të tyre dhe në krahun tjetër shumë të tjerë që e konsiderojnë dhe një akt koruptimi.
Ajo që bëhët interesante është se nuk do të ketë një ndryshim në sferën europiane ato kompeticione ku dhe Lyon merrte pjesë këtë sezon. Kjo mund të sjellë dhe një nisje hetimesh më të thelluara të kërkuara nga palë të treta.