Manchester City mendohet se në këtë sezon do të jetë përseri i gatshëm që të vazhdojë më tej në ndjekjen e Rodrygo Goes. Sulmuesi i Real Madrid ka vazhduar të ngjallë interes për të dhe të vendoset si një prej figurave të të rëndësishme në klubin anglez.
Braziliani është vlerësuar dhe kërkuar nga Pep Guardiola që të konsiderojë një pozicionim të tij në klub. Me një projekt që e vendos atë në qendër e bën që të jetë përsëri një ofertë tunduese për të.
Dëshira e tyre në këtë afrim nuk është aspak e re duke qenë se kanë qenë dhe më herët në ndjekje të brazilianit. Një mundësi transferimi e cila dhe gjatë kësaj vere nuk mundi të realizohej. Marveshje e cila u kundershtua prej Rodrygo në një transferim të mundshëm të tij.

Besimi i tij se do të ketë në këtë sezon një vend të vecantë në formacionin e sjellë nga Alonso i dha më shumë shpresë në këtë qëndrim. Por, me një konkurencë mjaft të egër në ekip e bën që të jetë shumë e vështirë një pozicionim i tij në formacionin qëndror.
Me 14 gola të shënuar në sezonin e shkuar ai kishte një vend të rëndësishëm në formacion. Por, tashmë me mbritjen e Franco Mastantuono dhe rikthimi i Arda Guler hapësira e tij mund të tkuret më shumë. Një ofertë prej 80 milion euro mund ta zhvendosë atë jashtë Los Blancos.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.