Deco, drejtori sportive I Barcelonës së fundmi ka mundur të ndajë disa detja interesante nga afati I kalimeve të verës. Ai shtoi se ka pasur një kërkesë për mbrojtësin e skuadrës së tyre nga Manchester City gjatë kësaj periudhe. Jules Kounde ishte vendosur në lupën e bluve dhe kërkonin që ta afronin në skuadrën e tyre lojtarin. Por, katalanasit ishin mjaft të sigurt duke e bërë të qartë me refuzimin e cdo oferte për të.
Francezi nuk ishte në shitje nga ekipi spanjoll, dhe ata I qëndruan tepër strikt këtij vendimi duke mos pranuar asnjë ofertë. Me herët Deco cilësoi se kish pasur një interesim sa I përket lojtarit duke kërkuar që të njiheshin me kushtet e tij. Që prej refuzimit të tyre të parë I cili ishte dhe I prerë nga ana e kataluanasve më pas nuk kishte asnjë kërkesë për ta bërë lojtarin pjesë e tyre.

Kounde pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 150 me Barcelonën duke treguar kështu një formë mjaft të mirë. Lojtari është shndëruar në një hallkë mjaft të rëndësishme me shërbimin e tij në ekip. Ai shihet si një lojtar premtues për mbrojtjen e skuadrës katalanase. Ndaj dhe Flick e ka konsideruar si pjesë të projektit të tyre në vazhdim. Me një vlerë prej 65 milion euro e cila vlerësohet tani, ai do të jetë gjatë pjesë e skuadrës katalanase. Kalimi I tij ka ndodhur në verën e 2022 nga skuadra e Sevillia. Asa kohe Barcelona pagoi plot 50 milion euro për shërbimin e tij.



