Manchester United duket se është treguar mjaft serioz në afrimin që ata do të synojnë në këtë verë. Ekipi I kuq duket se objektivin e tyre për mbritjen e Kenan Yildiz në ekip mund ta realizojnë shumë më shpejt se klubet e tjera që kanë interes për të. Sulmuesi 20 vjecar I cili konsiderohet një prej talenteve më premtues në Europë, mund të bashkohet me United.
Klubi anglez pritet që me ofertën që do të bëjë në këtë verë do të jetë primar në kërkesat që do të shqyrtojë Juventus. Ku do të mbetet mbrapa në kërkesën e tyre Chelsea dhe Arsenali që janë po ashtu dy klube të tjera që kanë shprehur interesin për lojtarin. Mesa duket është një lëvizje e cila do të jetë e kushtëzuar prej të ardhmes që Marcus Rashford do të ketë.

Ylidiz është një prej emrave që ka ngjallur dhe interesin e PSG, nëse klubi francez bën një ofertë. Do të jenë të kuqtë që do të kërkojnë të jenë përsëri dominues në treg. Lojtari dhe pse I ri në moshë ka mundur të vendoset në një rol mjaft të rëndësishëm në skuadër. Ai mund të luajë në disa pozicione cka e bën mjaft tërheqës për shumë prej drejtuesve të klubeve.
Juventus në krahun tjetër ende nuk është shprehur I gatshëm për largimin e tij por dihet se do të jetë një ofertë e majme për të. Gjatë këtij sezoni ata kundërshtuan të gjitha ofertat që erdhën për të.



