Tashmë dy sezone larg klubit Parizien, Mbappe rrëfen në lidhje me klauzolat e largimit të tij nga PSG dhe humbja me nënshkrimin e kontratës me Real Madrid. Nënshkrimi I tij me Real Madrid, bëri që kontrata e tij me PSG të mos zbatohej për një rinovim të menjëhershëm në rast se ajo mbaronte, një klauzolë kjo e cila e bën Mbappe të humbase një shumë prej gati 250 milion euro.
Transferimi I tij në Real Madrid ishte tepër I bujshëm duket se ka qenë vetë ylli francez I cili ka kaërkuar me insistim një largtim nga ekipi francez pavarësisht kostove që mund të shkaktonte largimi I tij. Deri më tani nuk kishte një informacion të saktë në lidhje me pagesën e yllit francez, thjeshtë ishte bërë e njohur që pagesa e tij ishte një rekord transferimi dhe kishte në përberje të saj dhe shuma që ishin ekskluzive vetëm për të. Shuma që ai pagueh ishte plot 70 milion euro, një pagesë e cila do të rritej 20% në rinovimin e kontratës, ndër të tjera ishin dhe 180 milion euro të fituara përmes imazhit të tij dhe bonuse të tjera.

Mbappe për shkak të mardhënieve jo të mira në klub zgjodhi të largohej duke marrë parasysh të gjitha humbjet, transferta e tij te Los Blancos nuk ishte aspak e ngjashme nga ana monetare me fitimin e tij në PSG. Tashmë ai fiton 100 milion euro, të cilat shtohen dhe 32 milion që janë bonuse. Duket një përgjysmim I shumës së mëhershme por që e nxitën Mbappe të largohej dhe tashmë të debutojë për Real Madrid.