Alexis Mac Allister, mendohet se do të jetë prurja më e rë në ekipin e Los Blancoa . Synimi i tyre është që në mesfushë të afrojnë një ndër talentet që ka spikatur më shumë në këtë sezon. Oferta pritet të jetë serioze duke qenë se ekipi është duke pregatitur dhe një ofertë prej 90 milion dollarësh për lojtarin e rri. Kjo ofertë vjen me qëllim dhe për të bindur Liverpool, të ketë një transaksion të sukseshëm.
Argjentinasi është spikatur për shkak të aftësive të tij në fushën e lojës. Ai shihet padyshim si kandidati në i duhur për të zvendësuar Luka Modric. Kroati pati një shtyrje të kontratës së tij ne ekipin e Los Blancos, duke qenë i mundur të angazhohet dhe në Kupën e Botës për Klube. Shtyrje e cila vjen pasi kontrata e tij e mëheshme skadonte në qershor.

Largimi i Toni Kroos dhe largimi i kroatit padyshim e bën tepër të nevojshëm transferimin e tij në Los Blancos. Ndaj drejtuesit janë duke përgatitur një përforcim të mesfushës duke e parë tepër seriozisht këtë pjesë. Edhe më herët është parë Allister si një mundësi afrimi. Ka qenë pikërisht dhe Ancelotti që e ka konsideruar si një përforcim të duhur në ekipin e tyre.
Kreativiteti dhe ekuilibri në mesfushë është parë si një mundësi e mirë, ndaj ata do të synojnë që të bëjnë këtë afrim për të pasur mundësi në sukses në të ardhmen. Me një drejtues të rri në ekip i cili mund të jetë me një mesfushë të plotësuar, Reali do të ketë mundësi për një sezon shumë më të mirë. Objektiv i të cilëve mbetet përmirësim i vazhdueshëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.