Skautët e Real Madrid kanë ndërmarrë hapa tepër të rëndësishëm sa i përkasin afrimeve që janë duke synuar. Një sezon mjaft i ngjeshur ka qenë dhe për ta në diktimin e talentëve të ndryshëm që kanë siguruar. Edhe pse një prej talentëve është ndjekur prej kohësh nga ata nuk do të jetë pjesë e këtyre afrimeve. Malick Thiaw duket se nuk ka zgjedhur ekipin madrilen pavaresisht projektit që është premtuar më herët për të.
Qendërmbrojtësi i Milan pavarësisht insitimit është duke finalizuar kalimin e tij në Newcastle United. Los Blancos dhe pse kishin një interesim mjaft real për lojtarin nuk është se kanë paraqitur asnjë ofertë serioze për afrimin e tij.

Ka qenë gjithshtu një hije e fortë dyshimi nëse lojtari ka pasur profilin e duhur për të qenë pjesë e klubit. Zgjedhje që sillte një profil jo të plotë për të qenë pjesë e skuadrës madrilene. Por, pavarësisht dyshimeve të tyre është Premier Liga e cila do të shërbejë si shtëpia e tij e re. Që e vendos lojtarin shumë pranë një largimi të mundshëm nga kampionati italian.
Newcastle i cili është duke kërkuar prurje të duhura në ekip kërkon të sjellë një ekip që do të jetë konkurues. Pikërisht lëvizje që do të sjellë në këtë ekip ambicioz një lojtar të duhur në ekip. Skuadra kërkon të sjellë një profil më të plotë në prezantimin e saj. Ndaj dhe qëllimi i tyre është shndëruar në finalizimin e disa afrimeve. 23 vjecari i cili më herët është shndëruar në një pikë të fortë në Milan tashmë pritet të largohet nga kuqezinjtë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.