Malisheva mes vështirësive arrin të sigurojë një pikë

Malisheva mes vështirësive arrin të sigurojë një pikë

Albimall Superligë celi javën e saj të 33, në një sfidë e cila u zhvillua mes Gjilanit dhe Malishevës. Sfida e tyre e cila u mbyll me një rezultat pa gola 0-0. Vendasit ishin shumë më kërkues në këtë ndeshje por nuk arritën të ndryshonin fatin e lojës.

Fatjon Bunjaku ishte I pari I cili e nisi këtë sfidë me një aksion. Një gjuajtje në portë e cila nuk mund të finalizohej për shkak të pritjes që bëri Arido Bllaca. Vazhdën e tentimeve e vazhdoi më tej dhe  Lauret Xhylani, Agon Xhaka dhe Drilon Hazrollaj. Të gjitha këto aksione nuk është se sollën një ndryshim për rezultatin e ndeshjes.

Përvec faktit që ata ishin në fushë të huaj mbeten gjithashtu dhe me një lojtar më pak. Një fakt I cili e bëri shumë më të dobët ekipin për të arritur rezultatin e tyre. Prej minutën së 25 ata shkuan në lojë me dhjetë lojtarë. Ishte pikërisht sulmuesi Bunjaku I cili u ndëshkua me një karton të kuq.

Malisheva mes vështirësive arrin të sigurojë një pikë
Malisheva mes vështirësive arrin të sigurojë një pikë

Gjilani duke shfrytëzuar këtë pjesë arrin që në fund të pjesës së parë të shënojë. Edison Kqikun arrin të shënojë në minutën e 40. Por, një gol I cili anulohet për shkak të pozitës së tij jashtë loje. Përvec faktiti që vndasit në pjesën e dytë ishin në epërsi numerike ata nuk mund të ndryshonin rezultatin.

Robert Rrahmani pati disa raste të cilat nuk mund t’I finalizonin dot në rrjetë. Deri në fund të sfidës ishin Gjilanasit që tentuan për të ndryshuar këtë rezultat por pa mundësi reale. Ndeshja u mbyll pa gola me rezultatin 0-0.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.