Manchester City është në bisedime me ekipin e Serisë A, Milan. Anglezët synojnë që të transferojnë prej kampionatit italian dy prej yjeve të këtij sezoni. City në një sezon aspak të mirë kërkon që të lerë mbresa në sezonin e ardhshëm. Synimi I tyre është forcimi I mëtejshëm I ekipit dhe kjo do bëhet e mundur përmes pritjeve të reja. Qëllimi për Champions League në sezonin e ardhshëm është një mundësi për ta.
Shansi I vetëm tashmë është Kupa e Anglisë, ata do të ndeshen në gjysmëfinale përballë Nottingham. Gara e vetme për ta që mund të shpëtojë këtë sezon aspak normal për Pep Guardiolën. Edhe pse në merkaton e dimrit ata afruan disa prej prurjeve të reja Abdukodir Khusanov, Omar Marmoush dhe Nico Gonzalez. Ekipi nuk mund të bëjë një hap të sigurt në këtë sezon.
Kështu që qëllimi I drejtuesit teknik pritet të ndryshojë. Me një largim të rëndësishëm nga ekipi si ai I Kevin De Bruyne. Shihet si e pashmangshme përforcimi I mëtejshëm I skuadrës. Transferimi I tyre pritet të bëhët prej Italisë. Një dyshe e cila është konsoliduar së tepërmi në këtë sezon dhe kanë treguar kiminë e duhur. Dyshja në një lëvizje drejt City pritet të kushtojë në total 85 milion euro.

Respektivisht për Reijnders rreth 61 milionë euro, ndërsa atë të Hernandez rreth 26 milionë. Milan shihet me nevojën për të gjeneruar fonde në këtë sezon ndaj mund të konsiderohet si një transferim I mundshëm. Gjithësesi, ende nuk ka një konfirmim prej të dy kampeve të futbollit.