Një padi është regjistruar në Komisionin Europian ku La Liga, akuzon Manchester City të Premier Ligës për një shkelje, një ankesë kjo që ze fill që prej vitit 2023. Në këtë ankesë të ngritur nga La Liga, City cilësohet si prishës I tregut të brendshëm në Bashkimin Europian. Kjo ka të bëjë me një kosto të fshehur të City duke përdorur kompani të ndryshme për të kryer shërbime të cilat nuk janë realizuar kurrë.
Në këtë seri ankimesh përfshihen më shumë se 100 akuza të ndryshme nga të cilat Manchester City është shprehur se nuk kanë lidhje me veprimtarinë që ajo ka mbajtur ndër vite. Ndërsa City përgënjeshtron të gjitha akuzat, pala tjetër mbështet edhe më tej të gjithë këtë padi duke vazhduar se ata kanë shkelur rregullat që vendos Bashkimi Europian në lidhje me këto klauzola. Pavarësisht se një ekip që ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar e cila nuk bën pjesë në Bashkimin Europian, kjo rregullatore e shtrin efektin juridik dhe në Premier Ligë duke mbështetur të gjithë ecurinë dhe duke ndihmuar mbarvajtjen e plotë dhe të drejtë në këtë akses të ndërmarrë.
Deri më tani sipas qarkullimit të lajmit në disa media të rëndësishme sportive dhe jo vetëm dihet se ka të bëjë me një abuzim financiar që klubi anglez ka bërë ndaj fondeve që jepen rregullisht nga shtetet e BE-së në lidhje me zhvillimet sportive dhe aktivitetet e ndryshme, nga ku nuk është ndërmarë një ecuri e drejtë në lidhje me to dhe ka pasur abuzime, abuzime në mos përdorim dhe fatura fiktive që ata kanë përdorur për të rimarë shumën e këtyre fondeve. Një mënyrë kundërligjore nga ku kërkohet dënimi I klubit anglez dhe marrja e masave, kjo është një pengesë në lidhje me sportin si aktivitet dhe shtyn që fondet ose të shkojnë drejt limitimit ose përjashtimit për një kohë. Klube të tilla si Manchester City do të duhet të tregohen më të përpikta në këtë aspekt duke qenë se prezantojnë një histori dhe paraqesin një rëndësi më të vecantë në futboll.