Manchester City mundi të mposhtë Fulham me një rezultat 5-4, sfidë e cila ishte e vlefshme për javën e 14 të Premier Ligës. City ishte duke fituar në këtë ndeshje me një rezultat 5-1, por ju lejoj vendasve që të zvogëlonin më tej diferencën duke e kthyer fundin e ndeshjes tepër dramatik. Në këtë takim ata mundën të regjistronin kështu dhe sfidën me më shumë gola të shënuar. Cka nxori dhe një herë në pah karakterin e tyre sulmues dhe një sulm tepër kërkues.
City në këtë sezon ka dëshmuar një formë mjaft të mirë dhe ka lejuar të krijojë skema të ndryshme. Sulmi ka sjellë një rezultat mjaft të frytshëm dhe Guardiola dukshëm është vendosur nën një sezon të mirë. Takimi I fundit përvec se nxori në pah sulmin e ekipit. Tregoi më shumë dhe psër disa probleme në mbrojtjen e tyre. Skuadra e cila herë pas here ka pasur komplikime sa I kërket repartit defensiv.

Pësimi I katër golave dhe më pas sigurimi I fitores në këtë sfidë solli një tjetër rekord mjaft të rëndësishëm. Skuadra nuk kishte mundur më herët që në një sfidë të kampionatit pas katër golash të mund të siguronte kështu një fitore. Pikërisht që prej dhjetorit 1957 ata nuk kishin mundur të siguronin tre pikë pas katër golash të shënuar. Ishte sfida kundër Sheffield e cila u mbyll me të njejtin rezultat.



