Manchester City zyrtarizon transferimin e Rayan Ait Nouri

Manchester City zyrtarizon transferimin e Rayan Ait Nouri

Mbrojtësi me kombësi algjeriane I Wolverhampton Wanderers tashmë do të jetë pjesë e Manchester City. Me një kontratë pesëvjecare sa I përket qëndrimit të tij ai do të bashkohet me klubin anglez. Eventi I parë I pjesëmarrjes së tij do të jetë Kupa e Botës për Klube. Përmirisimet e ekipit janë duke treguar për synimet e tyre në këtë kompeticion.

Detajet financiare të këtij transferimi nuk është se janë bërë publike. Por, janë mediat e ndryshme të cilat hedhin më shumë dritë në lidhje me këtë afrim. City, mendohet se ka paguar për shërbimin e tij 33.7 milion euro. 24 vjecari është vlerësuar si një pjesë e rëndësishme për të ardhmen e ekipit. Qëndrimi I tij në Ëolves ishte dhe për një vit në bazë të kontratës që kishte nënshkruar më herët.

Manchester City zyrtarizon transferimin e Rayan Ait Nouri
Manchester City zyrtarizon transferimin e Rayan Ait Nouri

Ai u vendos në ekipin e tij pas një periudhe huazimi e cila zgjati për një sezon për të bërë më pas transferimin e përhershëm. Më herët ai ishte pjesë e Ligës së Parë duke luajtur për Angers atje. Pas disa sezonesh duke qenë pjesë e 157 ndeshjesh ai largohet prej ekipit. Ku pati mundësi që të shënonte dhe 19 gola duke asistuar dhe 19.

Ait Nouri e ka vlerësuar këtë kalim duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për karrierën e tij. Tashmë ekipi pasi siguroi një pozitë të favorshme në Premier Ligë këtë sezon do të ketë mundësinë e Champions sezonin e ardhshëm. Kjo e shndëron në një objektiv të detyrueshëm për të sjellë përmirësime të vlefshme në ekipin e tyre.