Sezoni I cili nuk ishte aspak në objektivat e ekipit u dëshmua në këtë dalje. Manchester United nuk mundi të sigurojë asnjë vend në europë. Shpresa e saj ishte pikërisht Europa League e cila ishte po ashtu një dështim në finalen e saj. Në Premier Ligë nuk mund të bënin më shumë cka e vendo ekipin në një situatë të pafavorshme.
Kështu Ruben Amorim sjell një ndryshim të rëndësishëm sa I përket cështjeve kontraktuale. Ai kërkon që të zgjidhë para verës disa prej kontratave të lojtarëve. Të cilat pritet të përfshijnë jo vetëm ekipin e parë por gjithashtu dhe akademinë. Janë disa lojtarë si Jonny Evans dhe Christian Eriksen të cilët me vullnetin e lirë kishin dëshmuar për largim nga ekipi.
Nuk pritet të jenë të vetmit duke qenë se në këtë listë janë të përfshirë dhe Victor Lindelof dhe portieri I ekipit Hubert Graczyk. Ekipi është duke kërkuar të bëjë një reformim të nevojshëm për të sjellë një frymë ndryshe në sezonin e ardhshëm. Qëllimi I të cilësve është pikërisht përmirësimi I gjendjes së tyre.

Më herët sa I përket prurjeve Amorim ka shprehur se objektivi I vetëm për ta në sezonin 2025/2026 është vetëm Premier Liga. Kështu që ata do të duhet të bëjnë ndryshime me lojtarët që janë në ekip dhe akademinë. Mesa duket këto janë lëvizjet e para që ata synojnë të kryejnë për të sjellë një formë shumë më të qëndrueshme në të ardhmen. Lista e lojtarëve që nuk do të jenë pjesë të ekipit:
Victor Lindelof
Jonny Evans
Christian Eriksen
Hubert Graczyk
Jack Kingdom
Sam Murray
Tom Myles
James Nolan
Tom Wooster