Manchester United është shumë pranë një kalimi të rëndësishëm gjatë kalimeve të dimrit. Ekipi anglez duket se do të sjellë një ofertë për mbrojtësin e zikaltërve. Frederico Dimarco duket se do të përballet me një tundim për afrimin e tij në Premier Ligë. Klubi anglez duket se është duke kaluar një perriudhë jo të mirë. Ndaj dhe në kërkesën e tyre është përfshirë një afrim i këtij niveli. Mbritja e një lojtari nga Seria A mund të jetë celësi për përforcimin e mëtejshëm të klubit.
Dimarco i cili renditet në mesin e mbrojtësave më të mirë të krahut është vlerësuar pikërisht si afrimi i duhur. Në 195 ndeshje ka mundur të regjistrojë 35 asistime dhe të shënojë po ashtu 19 gola. Kjo formë eshtë bërë e preferuar prej drejtuesëve të United në afrimin që dëshirojnë të kryejnë.

Me një aftesi për të kufizuar sulmin dhe të ketë qëndrueshmërinë e duhur në mbrojtje e bëjnë atë të jetë i preferuar nga klube të ndryshme. Vlerësimet e tij kanë qenë të shumta nga bota e sportit sa i përket të formës që ai ka mundur të sjellë në ekip.
Interi në krahun tjetër duket se do të jetë mbështetës në një kalim të tillë. Duke qenë se është pikërisht Chivu i cili ka shprehur më shumë pëlqim për lojën që Auguston zhvillon. Ndaj dhe Dimarco ka kaluar në planin e dytë në anagzhimin e tij. Kontrata e tij me klubin italian është deri në 2027, por mund ta vendosë atë dhe jashtë ekipi më herët, nëse një ofertë serioze do të paraqitet për të.



