Sheik Jassim ishte një ndër pretendentët për t’u bërë drejtues I ekipit në 2022. Pikërisht kur familja Galzer kërkoi të shiste klubin anglez ishin pikërisht ata që kërkuan të bashkoheshin me një ofertë për ta bërë të mundur dhe bashkimin e një investitori. Asaj kohe emëri I Sheik Jassim ishte ai I cili qarkullonte më shumë në media sa I përket mundësisë së blerjes së klubit.
Ishte pikërisht ai I cili do të ndihmonte në shlyerjen e borxheve të ekipit dhe mundësinë e një stadiumi të rri por Glazer nuk pranuan. Ata zgjodhën një mundësi tjetër asaj kohe për të bërë të mundur ndërhyrjen në këtë problem. Zgjidhja e tyre ishte mbajtja e një pjese të aksioneve duke nxjerë vetëm një pjesë për shitje. Sir Jim Ratcliffe ishte aksioneri I cili u bashkua duke marrë pjesën tjetër të aksioneve.

Sheik Jassim nuk ofroi vlerën e duhur për të bërë të mundur bashkëblerjen e klubit. Kjo bëri që zgjedhja e Glazer të mos ishte pikërisht ai. Por, tashmë pas tre vitesh që nga kjo marveshje klubi është duke kaluar një tjetër periudhë të keqe. Ata nuk kanë të njëjtën kuotim aksionesh duke qenë se kanë pasur një sezon mjaft të keq.
Vlera e aksioneve vetëm gjatë këtij sezoni ka rënë me 17% duke e shndëruar në kritike të gjithë gjendjen e ekipit. Sheik Jassim nuk është më I disponueshëm për të qenë blerës I aksioneve duke mos bërë më një vlerësim të tyre. Megjithatë Galzer është shpreur I gatshëm për të risjellë dhe njëherë ekipin në formën e tyre të dikurshme duke mundësuar një shans për rikuperim.