Manchester United I gatshëm për shitjen e Mainoon

Manchester United I gatshëm për shitjen e Mainoon

Kobbie Mainoo, është emër I cili është lakuar si I mundur për t’u shitur në këtë sezon nga Manchester United. Klubi I kuq është duke vlerësuar të gjitha ofertat dhe nëse njëra prej tyre është e përshtatshme do të bëhët e mundur shitja e tij. Talenti 19 vjecar është vlerësuar me një shumë prej 70 milion deri në 80 milion për largimin e tij.

Premier Liga duket se do të jetë përsëri destinacioni I tij duke qenë se Tottenham është klubi që ka shprehur interes. Skuadra është vënë në ndjekje të tij duke e parë dhe nga afër performancën e tij në fushën e lojës. Kjo e ka shndëruar si një mundësi për kalimin e tij në Tottenham. Mesa duket United e kërkon me ngul shitjen e tij.

Manchester United I gatshëm për shitjen e Mainoon
Manchester United I gatshëm për shitjen e Mainoon

Lojtari I cili ka një kontratë deri në 2027, pritet që me nisjen e sezonit të ketë dhe një rrogë javore prej 25mijë euro. Shumë e cila do të pësojë rritje të frikshme në rast se ai vazhdon qëndrimin në klubin e kuq. Ky është një fakt që e ka vendosur klubin në lëvizje për të realizuar shitjen e tij.

United është në kërkim për të sjellë një reduktim të shpenzimeve të tij. Ndaj dhe shitja e Mainoon do të duhej për gjendjen në të cilën është duke u ndodhur ekipi. Interesi nuk është vetëm I Tottenham por në ndjekje të tij është dhe Chelsea. Talenti duket se është preferuar nga ekipi blu I londrës si një përforcim në këtë sezon ndryshimi që është duke bërë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.