Një kushtëzim është lidhur me transferimin e Benjamin Sesko në ekipin anglez. Ramus Hojlund ka bërë të ditur se do të zgjedhë të largohet nga skuadra në qoftë se do të finalziohet transferimi I Sesko. Është pikërisht një lëvizje e tij e cila vjen pas kërcënimit që bën Sesko pjesë e skuadrës së djajve të kuq. Janë pikërisht mediat e ndryshme që e kanë intesifikuar më tepër këtë lajm sa I përket afrimit të Sesko në klubin anglez.
Hojlund në krahun tjetër e ka konsideruar afrimin e tij si një mundësi e cila është kërcënuese për vazhdimin e tij. Kjo përkthehet si më pak hapësirë për angazhimin e tij. Në këtë mënyrë ai është duke konsideruar mundësi të ndryshme që mund të finalziojë kalimin e tij gjatë kësaj vere. Ai e ka konsideruar më tej Sesko jo si një përforcim, por një zvendësim të drejtpërdrejtë të lojës së tij.

Daneezi I cili është transferuar në djajtë e kuq për 70 milio euro, ka marrë një lajm nga klubi se shuma e tij shkon në 30 milion. Kjo është një tregues pikërisht I shumës që nuk e vendos në lartësinë e duhur lojtarin. Në këtë kalim që kërkon të kryejë duket se zgjedhja e tij është një kampionat I njohur.
Duke qenë se më herët ai ka shërbyer në Serinë A dhe vazhdimi I tij do të jetë atje. Zgjedhja e tij është një klub I madh si Roma, Juventus apo Roma. Dhe pse ende nuk është bërë e njohur se cili mund të jetë klubi që ai do të transferohet gjatë këtij sezoni.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.