Manchester United nuk është se ka pasur një sezon të thjeshtë. Ata nuk mund t;’ia dilnin me një titull në këtë sezon, kjo ishte një goditje e madhe për ta. Mirë po lëvizjet e tyre do të vazhdojnë për të sjellë një ekip të denjë për Premier Ligë sezonin e ardhshëm. Dështimi I një prej transferimeve që ata synonin në këtë kalim e detyron ekipin që të synojë tashmë pesë prej tyre. Liam Delap nuk u realizua që të afrohej me ekipin, tashmë ata synojnë pesë sulmues.
Ishte pikërisht ndeshja e fundit ndaj Tottenham në Europa League e cila nxori në pah se klubi angez ishte në kërkim të afrimit të lojtarit. Sulmuesi ishte shndëruar në objektivin e tyre kryesor. Me një klauzolë lirimi prej 30 milion euro ai shihj si një mundësi për të qenë pranë ekipit. Por mesa duket lufta e cila nuk ka qenë vetëm e tyre e vendos atë në një zgjedhje tjetër.

Ai ka vendosur që të ngelet në Premier Ligë por zgjedhja e tij do të jetë Chelsea. Ndaj kjo e detyron ekipin që gjatë afatit kalimar të verës ata të jenë në kërkim dhe të sulmuesve të tjerë që do të bashkohen me ekipin. Por, tashmë ata janë duke kërkuar për të përfituar shërbimin e: Viktor Gyokeres, Jean-Philippe Mateta, Mika Biereth, Ollie Ëatkins, Victor Osimhen. Qëllimi I tyre do të jetë nënshkrimi me një prej tyre, kjo do të garantojë një repart sulmi I cili do të jetë I gatshëm për objektivat e sezonit të ardhshëm.