Në këtë fudnjavë në përballje të vlefshme për javën e 28 të Premier Ligës Manchester United priti në shtëpi Arsenalin. E gjendur në vendin e katërmëdhjetë në këtë sezon United ka pasur tepër ulje ngritje në këtë kampionat, të gjendur në një tjetër sfidë në mesin e javës përballë Real Sociedad një ndeshje e luajtur për Europa Ligë ata mundën të siguronin një barazim 1-1 jashtë, rikthehen në kampionatin vendas. Duke pritur Arsenalin e vendit të dytë, ata e ndalin hapin e tyre për të shuar më tej hendekun me vendin e parë duke mundur që të mbajnë një barazim 1-1.
Vendasit nisën një lojë të qetë dhe ishin domunies në fushë dhe posedues të topit për gjatë gjithë pjesës së parë, një aksion I tyre në minutat shtesë të pjesës së parë bën të mundur zhbllokimin e ndeshjes me një gol të realizuar nga Fernandes. Rikthimi në pjesën e dytë e gjen Arsenalin shumë më kërkues drejt një goli duke kërkuar që të marrë lojën në kontroll, një gol I cili vonoi por u bë I mundur nga Rice D në minutën e 74, sfida u mbyll me një rezultat 1-1.
Me këtë rezultat Manchester United bën të mundur që të vazhdojë më tej në rezultatin e tyre të jashtëzakonshëm, duke qenë se prej 1984 ata nuk kanë humbur në asnjë prej sfidave ku kanë qenë në epërsi në pjesën e parë, një seri prej plot 389 ndeshjesh në total. Në këtë rekord bëjnë pjesë 355 fitore nga të cilat 34 janë barazime duke shtuar dhe përballjen e fundit ndaj Arsenalit.