Manchester United spektakël golash përballë Lyon

Manchester United spektakël golash përballë Lyon

Manchester në ndeshjen e dytë cerekfinale ditën e djeshme arrin të marrë një fitore. Ajo mposhti Lyon në shtëpi për të siguruar kështu gjysmëfinalen në UEFA Europa League. E cilësuar si një ndeshje e cmendur, Manchester ka arritur ta fitojë atë me një rezultat të përgjithshëm 5-4. Që prej pjesës së parë të kuqtë ishin tepër dominues në fushën e lojës ku kërkuan vazhdimisht. Vetëm dhjetë minuta lojë u dhesh për ta që të kalonin në avantazh, Ugrate hapi sfidën me golin e parë.

Vazhdimi I lojës ishte dinamik por pa një gol të shënuar nga të dy kampet. Ishte pikërisht minuta e fundit e pjesës së parë e cila solli një tjetër rezultat pozitiv. Maguire asistoi te Diogo Dalot I cili realizoi për të cuar kështu ekipin në avantazh. Në pjesën e dytë Lyon vjen shumë më I karikuar për të arritur një rezultat pozitiv. Me rikthimin e tyre në fushën e lojës ata arrijnë që të realizojnë dy gola në vetëm shtatë minuta. Duket si rikthimi perfekt I tyre për të barazuar shifrat, por vetë kaq.

Respektivisht për ta shënoi Tolisso golin e tyre të parë dhe Tagliaficio ai që barazoi shifrat. Shënuesi I golit të parë në minutën e 89 përjashtohet nga loja. Lyon prej asaj luan me dhjetë lojtarë në fushën e lojës. një fakt I cili shfrytësohet tepër mirë prej kundërshtarëve të tyre. Në minutat e fundit të zhvillimit të lojës Rayan Cherki shënon golin e epërsisë për Lyon.

Manchester United spektakël golash përballë Lyon
Manchester United spektakël golash përballë Lyon

Lyon I cili ishte I vendosur në këtë fitore në minutën e 108 arrin të shënojë golin e katërt për ekipin e tyre. Penalltia në minutën e 114 I dha mundësinë Bruno Fernandes që të shënojë golin e tretë për ekipin. Mainoo I cili ndezi shpresën për ekipin arriti të realizojë golin e tyre të barazimit. Casemiro ishte vendimtar I kësaj sfide me një gol I cili I dha gjysmëfinalen ekipit të tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.