Manchester Utd i gatshëm për afrimet e reja në klub

Manchester Utd i gatshëm për afrimet e reja në klub

105 milion euro janë të gatshme nga drejtuesit e Manchester United që të sjellin një ekip i cili do të jetë më konkurues në këtë sezon të rri. Ruben Amorim ka bërë një zgjedhje përsa i përket dy prej figurave që ka vlerësuar për afrimin e tij në ekip. Djajtë e kuq janë të gatshëm lër të nënshkruar me Javi Guerra, mesfushor i cili luan në Valnecia. 25 milion euro janë në dispozicion për lojtarin që do të jetë një përforcim i duhur në repartin ofensiv.

Prurja tjetër pritet të jetë nga Bundesliga. Sulmuesi i RB Leipzig është vendosur në plan të parë për përforcimin e tyre. Deri më tani Benjamin Sesko është duke u konsideruar si një tjetër mundësi për ekipin e kuq. 80 milion është vlera e tij dhe klubi është shprehur i gatshëm për të kryer këtë transfertë.

Manchester Utd i gatshëm për afrimet e reja në klub
Manchester Utd i gatshëm për afrimet e reja në klub

Janë pikërisht dy pika ky drejtuesit janë shprehur të gatshëm për të sjellë ndryshime. Dhe do të jenë në funksion të një ekipi që është më i fortë në sezonin e ardhshëm që do të zhvillohet. Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo janë pikërisht dy prurjet e fundit që do të synojnë të sjellin kështu një mundësi më të plotë në ekip.

Edhe pse klubi deri më tani ka investuar 78 milion euro për të kryer këto transferime. Sërisht është i gatshëm që të sjellë në ekip emëra të tjerë dhe shpenzime që do të jenë në gjendje të bëjnë. Janë pikërisht ata që kanë specifikuar që nuk do të kenë një mungesë burimesh. Alternativat e ndryshme do të sjellin kështu një ekip që ka më shumë opsione në repartin ofensiv të tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.