Maqedonia e Veriut ka mësuar se cilët janë kundërshtarët e saj në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Shorti I hedhur e vendos se cilat do të jenë ekipet që do të ketë përballë në këtë kompeticon. Ekipi do të jetë në këtë kompeticion I vendosur në Grupin B, duke garuar për herë të parë në histori.
Skoci, Zvicr dhe Slloveni do të jenë kundërshtarët e Maqedonisë në këtë sfidë duke e vendosur kështu përballë një grupi mjaft konkurues. Grupi B1 duket se është një sfidë vërtet e veshtirë për Maqedonasit duke kërkuar që të sigurojnë një tjetër performancë të mirë me mundësi promovimi më tej. Edhe pse duket se është një ndër ato sfida e cila bëhët dhe më e vështirë në zhvillimin e saj.

Forma e tyre në sezonin e shkuar ishte mjaft e mirë sa bënë të mundur promovimin e tyre në Grupin B. Vendi I parë në këtë kompeticion do të sjellë për ekipin mundësinë e promovimit të mëtejshëm në Grupin A, ndërsa për ta një tjetër dështim mund t’I bëjë të nisin rrugëtimin e tyre përsëri në Grupin C.
Grupi B do të sjellë në tërësi këto përballje mes tyre:
B1: Skocia, Zvicra, Sllovenia, Maqedonia
B2: Hungaria, Ukraina, Gjeorgjia, Irlanda e Veriut
B3: Izraeli, Austria, Irlanda, Kosova
B4: Polonia, Bosnje e Hercegovina, Rumania, Suedia
Sfidat pritet të zhvillohen përgjatë periudhës së 24 shtatorit deri në 17 nëntor.



