Marc Andre ter Steng larg Barcelones, konfirmimi

Marc Andre ter Steng larg Barcelones

Barcelona është duke u hasur me një vendim të papritur të portierit të saj Marc Andre ter Steng. Më heret ai shihej si një opsion tepër i rëndësishëm, dhe invetsim i duhur për katalanasit. Lëndimi i pësuar në sezonin e shkuar e la jashtë fushe për një kohë të gjatë. Por, rikuperimi i tij e detyroi dhe Barcelonën që të ndërmertë një afrim të rri në ekip. Portieri i Espanyol u bë pjesë e tyre, Joan Garcia tashmë është zyrtarisht me fanellën e Barcelonës. Kjo ka qenë një dëshirë dhe interesim i drejtuesve për të pasur një portë të sigurt.

Barca tashmë në këtë kalim do të duhet të paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 25 milion euro ndaj Espanyol. Si një zgjedhje e duhur ai është vendosur për të qëndruar në portë dhe të jetë opsion për Hans Flick.

Marc Andre ter Steng larg Barcelones
Marc Andre ter Steng larg Barcelones

Ka qenë pikërisht ky afrim që e ka vendosur Ter Steng në një presion për t’u larguar nga ekipi katalanas. Zgjedhja e tij është bërë në mënyrë të menjëhershme. Duke shkaktuar kështu një paqartësi nga klubi, mendohej se oferta ndëj tij e arabisë saudite e ka ndikuar.

Por nuk pritet të jetë i vetëmi klub i interesuar duke qenë se ka qenë dhe United në listë. Liga e turqisë mund të jetë pritësja e saj e re, duke u bërë pjesë me Galatasaray. Po ashtu Milan i cili është duke kaluar një krizë me portierin e saj e sheh si një mundësi afrimi. Ende nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e tij në fushën e blertë.