Barcelona mbrëmjen e djeshme pësoi një humbje të rëndësishme. Ata përballë zikaltërve nuk arritën t’ia dilnin dot në fazë gjysmëfinale. UEFA Champions League tashmë është një ëndërr e keqe për ta duke qenë se nuk prekën dot finalen. Sfidë e rëndësishme u zhvillua për ta dhe tashmë janë në kërkim të një fajësimi për gjendjen e tyre. Klubi ka reaguar pas humbjes dramatike duke cilësuar si përgjegjës në këtë ndeshje gjyqtarin polak Szymon Marciniak. Vendimi i tij shihet si një ndër shkaktarët e kësaj humbje për ta.
Momenti vendimtar sipas ekipit katalanas oshte pikërisht në minutën e tretë të kohës shtesë. Me një rezultat i cili ishte në favorin e tyre 3-2. Në atë moment në të cilën Inter ishte duke sulmuar. Një aksion i cili u ndërpre prej Gerard Martinit, ndërhyrje e cilq e ndërprehu nq krahun e djathtë.

Denzel i cili ishte duke zhvilluar aksionin ndërhyri menjëherë duke bërë kontakt me Martinin. Prekje me këmbë e cila u cilësua prej tij si ndërhyrje dhe ra në tokë duke kërkuar faull. Marciniak nuk e pa aspak të arsyeshme për të ndalur lojën duke e lejuar lojën. Vazhdimi i lojës e mundësoi që ai të pasojë drejt Acerbi i cili barazoi shifrat. Mundësi që e dergoi ndeshjen në kohë shtesë duke ringjallur dhe njëherë lojën.
Në vazhdimin e lojës në kohën shtesë Inter u kujdes më së miri për të qenë kërkues. Intensiteti i lojës i lejoj që të shënojnë dhe një gol në vazhdim duke e sjellë ndeshjen në favor. Finalja do të jetë hapi i radhës, ende me një kundërshtar të panjohur.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.