Mario Mitaj ka të mundur që gjatë kësaj vere të bëjë një rikthim të mundshëm në europë. Al Itihad ka marrë ofertën e parë për mbrojtësin. Lojtari I cili luan dhe në Kombëtaren Shqipatre ka mundur të ketë një formë mjaft të mirë në këtë sezon. Ekipi I tij fitoj Kupën e Arabisë dhe kjo e bën që mbrojtësi të jetë vendosur në optikën e shumë ekipeve.
Klubi ka bërë zyrtare së fundmi se është një ofertë për Mitaj, që dikton rikthimin e tij në euorpë. Lojtari është ende në hapat e tij të parë dhe ka në dorë një zgjedhje mjaft të rëndësishme. Al Itihad nuk është se do e këtë të lehtë të pranojë një largim të mundshëm. Duke qenë se lojtari ishte ndikues në suksesin e ekipit këtë sezon.

Mitaj ishte një prej kontribuesve në ekip dhe kjo do të jetë një shenjë e vështirë për ta që të heqin dorë nga mbrojtësi. Klubi arab e siguroi afrimin e tij për një shumë prej pesë milion euro. Kalim I cili u bë prej Lokomotivës së Moskës. 21 vjecari ka qenë titullar në këtë sezon dhe kjo e bën që vendi I tij në ekip të ketë një rëndësi të vecantë.
Duke qenë se ka një kontratë e cila përfundon në 2028, pritet që ai të jetë shumë më gjatë në qëndrimin e tij në ekip. Klubi nuk bën të njohur deri më tani se si do të jetë qasja e tyre në këtë kalim. Mitaj duket se mund të jetë pro një kalimi të bujshëm në europë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.